13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: S’ka zgjedhje të parakohshme pa dakordim me opozitën

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se nuk do të pranojnë shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës pa dakordimin e përbashkët të opozitës. Ajo thekson se mazhoranca nuk do të pranojë të votojë për shpërndarjen e legjislaturës së tetë pa unifikim të opozitës, madje këtë gjë thotë se ia kanë bërë të ditur edhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se nuk do të pranojnë shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës pa dakordimin e përbashkët të opozitës.

Ajo thekson se mazhoranca nuk do të pranojë të votojë për shpërndarjen e legjislaturës së tetë pa unifikim të opozitës, madje këtë gjë thotë se ia kanë bërë të ditur edhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Rrjedhimisht, sipas saj, javën e ardhshme nuk do të ketë asgjë të jashtëzakonshme dhe se Kuvendi do të vazhdojë punën normalisht. Megjithatë, ajo shton se pushteti ka interes të ketë një legjitimitet të ri popullor para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress, deklaron se nisma për shpërndarje të Kuvendit me vetëm kërkesën e PDK-së nuk mund të jetë e garantuar të ketë sukses.

“Java e ardhshme, nëse lidhet me datat e mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve në 30 qershor ose 7 korrik është java e fundit e mundshme për të ndodhë një proces për shpërndarjen e Kuvendit. Por aktualisht ne kemi shpërndarë këtë informatë edhe me PDK-në, se Grupi Parlamentar i LVV-së dhe pozita nuk pranojnë të hyjnë në proces të votimit nëse nuk ka dakordim me dy partitë të tjera opozitare. Ne nuk mundemi vetëm me një kërkesë të partisë opozitare të shpërndajmë Kuvendin. Për ne është paradoksale edhe që nuk është një nismë që mund të jetë e garantuar që do të ketë sukses. Prandaj, pa e pasur konfirmimin ose çelësin për shpërndarje të Kuvendit e kanë në dorë edhe dy partitë të tjera opozitare. Ato nuk kanë treguar interesim apo kanë refuzuar idenë, atëherë mbetet që mos të ketë asgjë të jashtëzakonshme javën tjetër. Mandati do të vazhdojë ashtu siç është paraparë me Kushtetutë deri në fund të mandatit katërvjeçar”, tha Kusari-Lila.

Përkundër kësaj, Kusari-Lila thotë se mbesin të hapur për diskutim nëse vjen një kërkesë e përbashkët e opozitës për shpërndarje të Kuvendit.

Kjo e fundit sipas saj është e vetmja mundësi për zgjedhje të parakohshme.

“Në raport me zgjedhjet kemi qenë dhe mbesim të hapur për diskutim, por derisa vjen për diskutim një kërkesë e përbashkët e opozitës. Deri tani nuk ka pasur, që e ka sjellë situatën paksa paradoksale, pasi opozita nëse kërkon zgjedhje duhet të dakordohet për mënyrën si shkohet në zgjedhje. Ne kemi thënë se vetëm njëra prej propozimeve të opozitës, pasi tri parti kanë ardhur me tri propozime. Për ne është e pranueshme vetëm shpërndarja e Kuvendit. Një dakordim i përbashkët qoftë për javën apo muajit, në mënyrë që të kemi dakordim pastaj për datën e zgjedhjeve. Përveç PDK-së që ka kërkuar të njëjtën, LDK-ja kërkon dorëheqjen e kryeministrit që nuk është e pranueshme dhe bëshme, ndërsa AAK-ja tashmë e dy muaj ka kërkesën për debat dhe mocionin që natyrisht nuk kalon”, thotë ajo.

Shefja e deputetëve të LVV-së shton se pushteti jo domosdoshmërish është i interesuar për zgjedhje të parakohshme, por ka shprehur gatishmërie që të bisedojë duke marrë parasysh proceset e tjera zgjedhore në BE dhe SHBA.

“Pozita jo domosdoshmërisht ka insistuar në zgjedhje, por ka shprehur gatishmërinë që të bisedojë duke marrë parasysh se janë edhe disa procese të tjera të cilat në aspektin gjeostrategjik ndërlidhen edhe me proceset brenda Kosovës. Janë zgjedhjet parlamentare në Bashkimin Evropian dhe janë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në fund të vitit në mënyrë që ne të kemi një proces që nuk mund të ndikohet. Në një formë sikur të shkonim me variantin që zgjedhjet të kishim më herët në vjeshtë do të kishim një qeveri në kohën kur Komisioni Evropian ka strukturat e reja apo para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo në vija të trasha ka qenë një formë e diskutimit”, deklaron Kusari-Lila.

Ajo potencon se preferencë e pushtetit është që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë edhe për shkaqe logjistike, por shton se të njëjtat do të jenë të rregullta në bazë të kalendarit zgjedhor.

“Në momentin kur hyjmë në sezonin e vjeshtës nuk kemi më zgjedhje të parakohshme, por partitë duhet të dakordohen për një datë, e cila do të konsistonte me mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë. Jo zgjedhje të definuara si të parakohshme, por si zgjedhje të rregullta që mund të mbahet tre muaj para apo më së largu një pas zgjedhjeve të kaluara”, përfundon Kusari-Lila.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img