0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Serbia vetëm një herë ka qenë e gatshme ta njoh Kosovën – atëherë kur është diskutuar për shkëmbim territorial

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i është përgjigjur kritikave të opozitës lidhur me marrëveshjen e Ohrit të arritur mes Kosovës e Serbisë, e në të cilën nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve.

Në seancën e Kuvendit të enjten, Kusari-Lila ka thënë se Serbia vetëm një herë ka qenë e gatshme që ta njoh Kosovën – atëherë kur është diskutuar për shkëmbim territoresh.

“E gjithë kërkesa juaj për njohje të Serbisë ta krijon përshtypjen që kjo njohje ishte dikur dhe tani u tërhoq njohja. Serbia në asnjë moment nuk është treguar e gatshme për ta njohur Kosovën, përveç një rasti që është sot nuk e fshehin – kur është diskutuar shkëmbimi territorial”, është shprehur ajo.

Shefja e deputetëve të LVV-së tutje ka deklaruar se edhe nëse tani kthehet në tavolinë ideja e shkëmbimit të territoreve, Serbia është e gatshme ta njoh Kosovën sepse “thotë mora diçka”.

“Sepse kjo ishte përshtypja që ishte krijuar në vazhdimësi në kompensim të dickaje që duhet t’i jepet Serbisë për ta njohur Kosovën”, ka thënë ajo, duke shtuar se kjo jo vetëm që ka qenë qasje e gabuar, por tepër e rrezikshme për Kosovën dhe tërë Ballkanin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img