Bashkimi Evropian ka kritikuar Republikën e Kosovës për shkak të shkarkimit nga detyra të Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit që kryesohej nga Danijela Vujicic.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen, meqë mandati i atij ekipi përfundon në momentin kur miratohet drafti për Asociacionin.
Ndaj BE-së ka pasur reagime të shumta. Sot ka reaguar edhe shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke thënë se një qëndrim i tillë i BE-së do të kishte pak kredibilitet nëse BE-ja do të kritikonte Ekipin Menaxhues për propozimin e një drafti anti-kushtetuese, kundër principeve të BE-së.
Sipas saj për të pasur sukses procesi, BE-ja duhet t’iu qëndrojë parimeve të veta.
“Është e detyrueshme për suksesin e procesit, BE i qëndron parimeve të veta!”, ka shkruar Kusari-Lila.