Site icon PrishtinaPress

Kusari-Lila reagon për lajmin e medies zvicërane: Shumë zhurmë për asgjë, takimet nuk janë sekrete dhe s’janë negociata

Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për një lajm të një gazete zvicëriane e cila ka shkruar se Kosova dhe Serbia kanë mbajtur “takime sekrete” në Zvicër. Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata.

“Shumë zhurmë për asgjë” më tingëlloi titulli senzacional për “takimet sekrete” të mbajtura në Zvicër midis përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia.
Për të sqaruar edhe një herë, organizata Amerikane Council for Inclusive Governance, në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, organizon takimet e radhës së dytë, mes përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia.
Takimet në procesin i cili njihet si “Procesi i Soloturnit” mbahen që nga viti 2015.
Emri Soloturn, është emri i qytezës së vogël në Zvicër ku ka rastisur të mbahet takimi i parë dhe tjerët kanë vazhduar të mbahen aty.
Takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata.
Ato më shumë janë facilitim i komunikimit të palëve në dialog. Takimet organizohen për të ndihmuar në dialog dhe mbahen sipas parimit të “Chatham House rules”.
Titulli i publikuar nga gazeta zvicerane NZZ, “Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve.
Nga Kosova, të gjitha partitë parlamemtare shqiptare dhe përfaqësuesit Serb janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë.
Sa i përket diskutimit dhe konkluzave nga takimet, ato janë publike, të publikuara në ëebfaqen e CIG-ut, përfshirë edhe takimin i cili morri publicitet, ai i datës së 11-12 Nëntorit” shkruan Kusari-Lila në reagim./Prishtinapress/

Exit mobile version