14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila reagon pas audio-incizimit me Radoiçiqin

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kursari Lila, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për audio-incizimin e radhës ku dëgjohet duke folur me kriminelin Milan Radoiçiq, i cili u publikua sot në media.

Ajo thotë se “atyre të cilëve po ju mungon, duhet të mësohen pa të”. Më tej, Kusari shton se Radoiçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Kusari Lilës:

Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime.

Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.

Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.

Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të.

Nuk ka luftë hibride që na përkul.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img