Ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, është shprehur e trishtuar nga lajmi për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë.
Me anë të një postimi në Facebook ajo shprehet se objekti përveç se ishte objekt nën mbrojtje, kishte vlerë dhe rëndësi të veçantë për ridestinimin që siç tha, ia dhanë në Korrik të vitit 2016.
Kusari-Lila vlerësoi se Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashëgimisë kulturore dhe se ai vend pësoi degradimin total para djegies finale.
Për rikujtesë, ish kryetarja e Komunës së Gjakovës postoi edhe disa fotografi nga inaugurimi i Muzeut të Muzikës të datës 17 Korrik 2016!