Site icon PrishtinaPress

Kusari-Lila për raportin e DASh-it: Ka disa pasaktësi për numrin e grave në pozita udhëheqëse

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës foli për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke thënë se ka lëshime dhe disa pasaktësi.

Ajo u shpreh se pasaktësitë janë tek evidentimi dhe konstatimi për numrin e grave në pozita udhëheqëse.

“Me gjithë korrektësinë, raporti ka lëshime dhe disa pasaktësi, pasaktësitë janë tek evidentimi dhe konstatimi për numrin e grave në pozita udhëheqëse, ministrore dhe prezencën e grave në jetën ekonomike. Angazhimi i grave në jetën publike dhe ekonomike këto tre vite është më i madh se asnjëherë më parë”, u shpreh Kusari-Lila.

Exit mobile version