0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila, për paradën e sotme: Dashuria është dashuri

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ishte në mesin e liderëve politikë që udhëhoqën paradën e sotme të krenarisë.

Për këtë paradë, Kusari-Lila tha se është e nevojshme të shprehet mbështetja për një nga të drejtat elementare njerëzore.

“Ka mbetur Kuvendi të vazhdojë punën në miratimin e legjislacionit për të garantuar të drejtat dhe jetën e përbashkët për të gjitha çiftet.

Kjo e drejtë paraqitet me ngjyrat e bukura të dashurisë. Në këtë frymë të ngjyrave të ylberit sot dhe çdo ditë keni mbështetjen tonë” shkroi Kusari-Lila.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Ishim bashkë në hapjen e javës së krenarisë  me 3 Qershor dhe sot në përmbyllje të saj, në paradën e krenarisë në Prishtinë.

“Kemi qenë dhe do t’jemi” ishte motoja e këtij viti për javën e cila tashmë e tetë vite me radhë mbahet edhe në Kosovë.

Shprehja e mbështetjes për një nga drejtat elementare njerëzore, paraqet bazën e një shoqërie dhe një shteti demokratik e fatmirësisht ajo e drejtë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës. Ka mbetur Kuvendi të vazhdojë punën në miratimin e legjislacionit për të garantuar të drejtat dhe jetën e përbashkët për të gjitha çiftet.

Kjo e drejtë paraqitet me ngjyrat e bukura të dashurisë. Në këtë frymë të ngjyrave të ylberit sot dhe çdo ditë keni mbështetjen tonë.

Dashuria është dashuri!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img