4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila për Klan Kosovën: S’është vendim arbitrar, i ka 30 ditë afat për argumentim

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit është pyetur edhe për rastin e Klan Kosovës së fundi.

Ajo tha se s’është vendim arbitrar dhe se mediumi ka të drejtë të argumentojë për afatin kohor të përcaktuar sipas ligjit.

“Kjo kërkesë e ka afatin 30 ditor, që unë besoj se mediumi në fjalë e ka të drejtën e vet për të argumentuar se si qytetet e Kosovës përfundojnë në certifikatën e regjistrimit të biznesit në shtetin Serbi. Regjistrimi në fjalë daton në vitin 2020. Në rrethana aktuale nuk flasim për adresë gabim, por denominim të shtetit, gjegjësisht emërtim të vendit në Republikën e Kosovës me emrin e shtetit Serbi”.

Kusari-Lila tha se duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga përgjegjësit e mediumit për regjistrimin.

“Nuk po flasim për vendime arbitrare të njëanshme që nuk lënë hapësirë për t’u rishikuar apo vlerësuar në periudhë kohore siç është paraparë me ligj. Është mirë të pyeten përgjegjësit e një mediumi kredibil që synon me pasë shikueshmëri se në çfarë logjike dhe rrethane Peja e Gjakova gjenden në Serbi”.

Ajo tha se përgjegjësi ka edhe zyrtari i ARBK-së që e ka pranuar dokumentacionin dhe jo vetëm ata që e kanë dorëzuar.

“Të dyja palët – nuk është se është vënë në kritikë në kërkim të drejtës apo cilësimin penal të rastit vetëm nga njëra anë, por e njëjta është bërë edhe për zyrtarë të Ministrisë”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img