11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila për dënimin e Mustafës: Të vetmit që s’e përkrahëm Specialen, pasojat do t’i bartë vendi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar dënimin e Salih Mustafës, me 26 vjet burgim nga Specialja.

Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë tha se VV-ja ka qenë partia e vetme që nuk e ka përkrahur vendimin për formimin e Gjykatës, teksa sipas saj, pasojat e atij vendimi do t’i bartë vendi.

“Në fakt atë lajme e pash sa ishim në mbledhjen të Kryesisë. Qëndrimi i VV-së në raport me Gjykatën është i ditur, është konsideruar si vendim i gabuara nuk e ka mbështet këtë vendim”.

“Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur. Pjesa tjetër janë pasojat e një veprim që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pasojat do t’i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi”, tha Kusari-Lila.

Kujtojmë se këtë të premte Gjykata Speciale dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg, me akuza për krime lufte./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img