1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë: E pakuptimtë mbajtja e masave ndaj Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë, ka folur para gazetarëve, ku i ka quajtur të pakuptimta masat e BE-së ndaj Kosovës, që akoma janë në fuqi.

Sipas saj, këto masa janë të pakuptimta, derisa kanë dalë informacione mbi rolin agresiv të Serbisë.

“Për heqjen e masave është një proces që nuk ka asnjë kuptim, d.m.th. mbajtja e masave ndaj Kosovës në kohën kur sot dalin informacione që jo vetëm që Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit por Serbia ka pasur të planifikuar një sulm tjetër dhe ka pasur lëvizje masive ushtarake drejt kufirit me Kosovën. Artikulli në Times ku tregohet se janë deklasifikuar informacionet nga Pentagoni dhe nga këshilltari për siguri të lartë të Shtëpisë së Bardhë për t’iu dhënë informacion dhe për të dërguar mesazh të shpejtë të gjitha vendeve anëtare të NATO-s se Serbia po bën lëvizje ushtarake drejt Kosovës për të parandaluar, e tregtojnë synimin e Serbisë ndaj Kosovës.

Ndaj Kosovës janë masat në fuqi si rrjedhojë e shkuarjes së katër kryetarëve, ndërsa në Serbi nuk ka masa përkundër që e kanë organizuar e mbështetur një sulm terrorist e është gjetur gjithë ai municion”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img