Site icon PrishtinaPress

Kusari-Lila: Pal Lekaj e solli në Gjakovë shtatoren e Fadil Hoxhës (Video)

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar lidhur me shtatoren e përfolur të Fadil Hoxhës, pas të cilës thotë se qëndron ish-kryetari, Pal Lekaj e legjislatura e kaluar lokale në këtë qytet.

Ajo këto komente i bëri në emisionin, InfoBox të RTV Dukagjinit, duke e përjashtuar mundësinë që ta rikthejë prapë për votim.

“Një herë e përgjithmonë të sqarojmë. Vendimi për ngritjen e shtatores së Fadil Hoxhës dhe Anton Çetës, është marrë nga asambleja e vitit të kaluar në vitin 2013. Pra nga Pal Lekaj dhe asambleja e kaluar. A është bërë për çështje fushate apo nuk është bërë, le të përgjigjen ata”, tha ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=VHm2WwoXAGc

Exit mobile version