Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar akuzat se Qeveria me ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm i ka favorizuar komunat e udhëhequra nga kjo parti.Kusari-Lila i tha Ekonomia Online, se nga buxheti prej 3.3 miliardë euro, 21 milionë euro janë ndarë për investime kapitale. Sipas saj, nëse shikohet vlera e projekteve për kokë banori prin Prishtina, Gjakova e Ferizaj, komuna këto që nuk qeverisen nga VV-ja.
Ajo sqaroi se me vend duhet të hyhet në natyrën e projekteve dhe se si kanë përfunduar disa prej këtyre projekteve të reja prej të cilave afërsisht 12-13 milionë janë në katër komunat të cilat udhëhiqen nga VV-ja
“Buxheti është 3.3 miliardë euro, ndërsa vlera e projekteve të reja 21 milionë prej të cilave gjysma mendohet se është ndarë për katër komunat ose thuhet, të LVV-së që i bie diku 12-13 milionë euro.Gjithë ky argumentim nuk e ka peshën e njëjtë në raport me vlerën për të cilën po flasim. Ka shumë projekte të cilat janë në vazhdimësi dhe nëse shikohen vlera e projekteve për kokë banori me komunat do të dalin komunat të cilat udhëhiqen nga partitë e tjera që sot janë në opozitë në nivelin qindore të cilat për kokë banori kanë investime nga Qeveria, aty prin Prishtina, Gjakova, Ferizaj e kështu më radhë”.
“Nuk kemi të bëjmë me trajtimin e mirëfilltë të ndarjes buxhetore, kemi të bëjmë me nuanca të cilat dëshirojnë të jepen për projektet e reja kapitale, për tu bërë një analizë e mirëfilltë dhe për tu bërë kritika me vend duhet të hyhet në natyrën e projekteve dhe se si kanë përfunduar disa prej këtyre projekteve të reja prej të cilave afërsisht 12-13 milionë janë në katër komunat të cilat udhëhiqen nga VV-ja”.
Ajo shton se duhet të analizohet mirë se për çka kanë ngecur projektet nëpër komuna të caktuara. Kusari-Lila shprehet kategorike se ka pasur favorizime, por thotë se mund të ketë pasur komunikim më të afërt e bashkëpunim më te lartë me kryetarët, raporton EO.
“Duhet të shikohet fakti pse për shembull një stadium ndërtohet në Gjilan e jo diku tjetër, ndoshta ka pasur probleme me ndarjen e pronës nga komunat, mos të harrojmë se është një mori procedurash të cilat qojnë deri tek finalizimi i një projekti i cili bëhet pjesë e një projekt-buxheti. Prej ndarjes së hapësirës së fizibilitetit, shpronësimeve e kështu me radhë. Ne kemi pasur probleme të më hershme me komunën e Gjilanit në të cilat nënë qeverisjen e LDK-së ka shkuar shumë gjatë procesi i shpronësimit apo nuk është kryer me kohë, që është rrezikuar një projekt si rrjedhojë e mos përmbylljes së procedurave në shpronësim”.
“Absolutisht nuk e them favorizim, e them ndoshta që ka pasur komunikim më të afërt ndoshta bashkëpunim më të lartë. Mos të harrojmë që jo rrallë komunat, apo partitë opozitare përmes kryetarëve të komunave bëjnë opozitën ndaj qeverisë dhe kjo është e dëmshme dhe gabim për arsye se sakrifikim interesin e qytetarëve. Për këtë çfarë po them është që duhet që të synojnë që në momentin kur merret detyra në ekzekutiv, qoftë në nivelin lokal apo në nivelin qendrore të mbajnë komunikimin në nivelin institucional dhe jo të zhbëjnë atë ose ta kthejnë atë në luftën politike apo inatet politike të cilat pastaj përkthehen më se keqi për qytetarët apo përfituesit e atyre komunave”.
“Prandaj kemi disa kryetar që të zëshëm janë ose pozicionohen kundër Qeverisë apo të kundërtën vrapojnë marrin merita për projektet që janë të nivelit qendrore është një lojë e vazhdueshme e propagandës politike e cila pastaj synon të nxjerr ose të thuhet se qeveri nuk i ndan mjetet ashtu siç janë edhe kërkesat apo numri më i madh i qytetarëve nga është. Nëse shikohen në numra, terma absolut vërehet që vlerësimi apo ndarje e buxhetit që ka shkuar edhe në vitet paraprake, kjo qeveri është buxheti i katërt që e miraton, ka pasur kontinentit dhe si të tilla duhet shikuar edhe vitet paraprake për tu bërë një vlerësim nëse duhet të thuhet nëse ka diskriminim. Por nëse del vlerësimi për kokë banori sa janë investimet nga buxheti i Kosovës del një listë krejt tjetër dhe atëherë kjo listë e kundër balancon këtë deklarimi ose tregon të kundërtën e asaj se çfarë mundohet të tregoj ky raport”.
Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, vlerësohet që këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV), ku mbi gjysma e kësaj shume 13 milionë euro (59.5%) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime). /EO/