-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila me akuza ndaj KFOR-it: Nuk mbrojti gazetarët e dhunuar në Veri

Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka thënë se është shqetësuese që ushtarët e KFOR-it nuk ndërhynë për të ndihmuar gazetarët e dhunuar në veri të Kosovës.

Ajo mbështeti deklaratat e gazetarëve se urdhri për sulm është dhënë nga deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiç, ndërsa kritikoi ashpër KFOR-in për mungesën e veprimit.

“Dje kemi parë një skenë që është me të vërtetë shumë brengosëse kur edhe ushtarët e KFOR-it, jo që nuk kanë ofruar ndihmë në largimin e protestuesve, por i kanë shtyrë gazetarët drejt protestuesve, drejt këtyre bandave serbe dhe tashmë duhet ngritur alarmi në nivelin me të lartë edhe politik me përfaqësuesit e shteteve, që ushtarët atje përfaqësojnë për të pyetur se cili është misioni i vërtetë për arsye se ne tashmë ballafaqohemi me një situatë në të cilën të gjithë flasin për një zgjidhje, për deeskalim, flasin palët, ndërsa është vetëm njëra palë që e krijon këtë eskalim të situatës”, tha Kusari një intervistë për Euronews Albania.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img