2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Lista Serbe edhe kur ishte në Kuvend, nuk adresoi nevojat e qytetarëve serbë në Kosovë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se institucionet në veri po ballafaqohen me rrethana të reja që erdhën si rezultat i ndikimit dhe presionit të Serbisë dhe Vuçiqit.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo tha se kjo po ndodh në pamundësi të ballafaqimit me realitetin e pashmangshëm për zgjidhjen finale dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Burra dhe gra, djem dhe vajza të të gjitha etnive po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshme të projektuar dhe të orkestruar nga Serbia, për të braktisur punën dhe obligimin e qytetarëve, shërbimin të cilin e kanë përgjegjësi primare. Fatkeqësisht, përmes mungesës së rendit dhe ligjit po mundohet të imponohen rrethana të reja të cilat jo që do ta lehtësonin pozitën e komunitetit serb në Kosovë, por do të rrisin peshën negociuese tashmë të humbur të Vuçiqiti në raport me Kosovën”.

“Deri më tani çfarë kemi parë është përpjekje e vazhdueshme për të ofruar zgjidhje të bazuar jo në vlera dhe të drejtat e qytetarëve pa dallim etnie, por në të kundërtën e saj. Duhet të kemi të qartë se mekanizmat e shtetit ligjor nuk duhet t’i dallojnë qytetarët nga baza etnike, por duhet të ofrojnë të drejtat elementare njerëzore dhe shërbimin e shtetit demokratik dhe të barabartë për të gjithë”.

Ajo poashtu foli edhe për dorëzimin e mandatit të deputetëve nga Lista Serbe, duke thënë se ata edhe kur ishin në Kuvend, nuk përfaqësuan interesat e qytetarëve serbë në Kosovë.

“Të drejtat dhe interesat e komuniteteve joshumicë janë qartë të definuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet e saj, përfshirë vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës në të cilin tashme dhe zyrtarisht deputetët serbë me urdhër të Vuçiqit dorëzuan mandatet e tyre. Ata edhe kur ishin këtu as minimalisht nuk përfaqësuan interesat e qytetarëve serbë në Kosovë, ata asnjëherë gjatë këtij mandati nuk adresuan nevojat dhe nuk folën për interesat e qytetarëve serbë të Kosovës”, u shpreh ajo./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img