1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila flet për kohën kur ishte pjesë e Qeverisë Thaçi: Shumë më lehtë ka qenë marrja e kredive dhe zhvillimi i projekteve kapitale atë kohë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se shumë më e lehtë ka qenë marrja e kredive dhe zhvillimi i projekteve kapitale, gjatë kohës kur ajo ka qenë zëvendëskryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë gjatë Qeverisë Thaçi, para 10 vjetësh.

Sipas saj, arsye për këtë kanë qenë rrethanat atëherë.

“Shumë më lehtë ka qenë edhe marrja e kredive edhe zhvillimi i projekteve kapitale atë kohë, për arsye se kemi pasur një situatë tjetër në rrethanat në Kosovë dhe në botë. Nuk i kemi pasur rrethanat në nivelin evropian me luftën në Ukrainë, ndërsa në Kosovë nuk e kemi pasur një insistim dhe një përfshirje dhe një fortësim në aspektin diplomatik të Serbisë, të cilën e ka sot aktualisht”, ka deklaruar Kusari-Lila në Pressing të T7.

Ajo ka përmendur si shembull angazhimin në projektin “Brezovica”. Kusari-Lila ka treguar se në momentin kur ka pasur ndërhyrje nga Serbia, ka ndërhyrë Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Unë dmth në muajin shtator 2013 e kam lënë detyrën e ministres dhe zëvendëskryeministres për të shkuar me garu në Gjakovë. Në këtë muaj më janë bërë 10 vite prej kur s’kam qenë pjesë e Qeverisë. Mirëpo, e mbaj mend prej asaj kohe që në periudhën kur jemi angazhu për projektin “Brezovica”, projekt ky i inicuar tërsisht asokohe nga USAID’i dhe Ambasada Amerikane dhe në asistim edhe me këshilltarë amerikanë për të promovuar Kosovën, në momentin kur ka pas ndërhyrje të Serbisë në atë kohë për të thënë se pronat e Brezovicës nuk janë prona të Kosovës, por kontestohen dhe janë të Serbisë, kanë qenë drejtpërdrejtë prej State Departamentit që kanë dërgu letra kudo që ka pas nevojë te kompanitë për t’ju thënë se këto janë prona tërsisht të Kosovës dhe projekti mund të zhvillohet. Ka qenë përbrenda Kosovës, ambienti i cili nuk ka ec përpara, në kuptimin e mbajtjes së investitorëve serioz dhe zhvillimit të atyre projekteve”, ka shtuar Kusari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img