3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila e pranoi vetë bisedën me Radojiçiqin, por Albulena Haxhiu ende nuk beson se biseda ka ndodhur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ende duket se nuk po beson që shefja e deputetëve të partisë së saj, Mimoza Kusari-Lila ka biseduar në telefon me Milan Radojiçiqin.

Këtë e ka deklaruar në konferencën e sotme pas mbledhjes së qeverisë.

Haxhiu i është drejtuar gazetarëve se ajo nuk i beson Simiqit që ka pasur një bisedë të tillë. Kjo edhe pse Kusari-Lila e ka pranuar bisedën vetë.

“Së pari as unë e as ju nuk e kemi dëgjuar Kusarin-Lilën duke biseduar me Radojiçiqin. Përgjigja është jo. Ju po i referoheni Simiqit, nëse ju i besoni atij, më vjen keq por nuk jam me ju. Unë nuk i besoj Simiqit”

Deklarata e Kusari-Lilës:

“Në situatën këta në secilin problem që e kanë mundohen me e sjell Radojçiqin me ia ngritë atij pazarin. Ndodhë kjo çka ka ndodhë. Edhe tash në momentin kur ai flet edhe thotë që ‘është e vështire për mua’ dhe unë i them që këto janë situata dhe rrethanat që janë kriju dhe tjerët se ku di unë, se ata munden me lshu dhe nuk është as po më bën përshtypje. Milan Radojçiqin mundet me qenë i burgosur., mundet me qenë i dënuar dhe në momentin që të thotë kjo është fjala që po du me ta thënë, ti e dëgjon. Unë ia kamë kthyer përgjigjen në gjuhën shqipe ne atë që ai ka fol”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img