-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila e njofton Borellin e Lajçakun pasi Vuçiq foli kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka denoncuar një fjalim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kundër kryeministrit Kurti, i cili akuzonte ata që e liruan Kurti nga burgu serb. 

Për këtë, Kusari-Lila ka përmendur në postimin e saj në Tëitter edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.


“Presidentit të Serbisë i vjen keq në Parlamentin serb se pse ish-presidenti i RFJ-së e liroi atëherë të burgosurin politik, tani kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nga burgu. Putini në Rusi dhe Vuçiqi në Serbi, në mënyrë të ngjashme duan që kundërshtarët e tyre politikë të jenë në burg”.

Kusari-Lila ka publikuar edhe një pjesë të fjalimit të Vuçiqit me përkthim për këtë çështje. 

Vuçiq përmes një dokumenti dëshiron t’iu tregojë parlamentarëve serbë se kush e liroi Kurtin kur ishte në burgun serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img