2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila akuzonte PDK’në se e çoi Srpskan për t’a votuar ligjin – Tahiri thërret konferencë për media pas audio-incizimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, do të mbajë sot konferencë për media, raporton Express.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kjo parti, konferenca do të mbahet në orën 10:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Thirrja e kësaj konference vjen një ditë pas publikimit të një audio-incizimi tjetër ku Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiq, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Bansjkë dhe të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë audio-incizim, Kusari e Radojiçiq flasin për Ligjin për Pagën Minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Më 14 qershor, pasi ishte votuar Ligji për Pagën minimale, edhe me votat e Listës Serbe, që atë ditë ishte në sallën e Kuvendit, Kusari-Lila kishte akuzuar PDK-në se kishte dërguar Listën Serbe për votim.

“Sot është votuar Ligji për Pagën Minimale dhe në votim kanë marrë pjesë 74 deputetë (68 për, ndërsa 8 ishin abstenime nga grupi multientik). Në këtë rrethanë, si pozitë, gjegjësisht Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka diskutuar vetëm me Grupin Multietnik të deputetëve. Fatkeqësisht, në mungesë të PDK-së, ata e dërguan Listen Serbe që t’i japin këtë konotacion i cili pastaj është përcjellë edhe nga shoqata e veteranëve në reagimin e tyre”, kishte thënë Kusari-Lila në konferencën për media.

Lidhur me audio-incizimin e publikuar dje, Kusari-Lila ka reaguar duke thënë se “Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime”.

Slavko Simiq e ka demantuar Kusari-Lila lidhur me pretendimet e saj se biseda e fundit me të ka qenë në qershor të 2022.

Simiq ka deklaruar mbrëmë se ka pasur udhëzim nga Radojçiq për të mbështetur ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, gjë për të cilën thotë se kërkoi Mimoza Kusari Lila.

Simiq thotë se ka komunikuar me Kusari-Lilan edhe pas qershorit 2022 dhe se nuk është përzënë asnjëherë nga zyra e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img