Site icon PrishtinaPress

Kusari-Lila akuzon opozitën: Duket se e ka ndikuar arrestimin e Nagip Krasniqit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka hedhur dyshime se opozita qëndron mbrapa prokurorisë për arrestimin e Nagip krasniqit, shefit të KEK’ut të cilit i është pezulluar pozita.

Gjatë një interviste te DPT te Fidani, Kusari-Lila, ka deklaruar se opozita deri para dy vite ishte në pushtet.

”Ekziston një argumentim i thjesht, kur këta kanë fillu me fol për sektorin e energjisë janë munduar të nxjerrin gjëra të paqena. Vitin e kaluar kërkonin hetim për subvencionet 100 milionshe që shkonin për qytetarët“, ka deklauar Kusari-Lila.

Deputetja e pushtetit ka folur për disa suksese të KEK’ut. Kusari-Lila tha se nuk është duke e mbrojtur Nagip Krasniqin.

”Atë e mbron avokati i tij sipas procedurës penale”, ka deklaruar ajo, teksa tha se nëse opozita ka prova atëherë duhet t’i dorëzojë në vendin e duhur.

Për më shumë, Kusari-Lila pati kritika për formën në të cilën po bëhet debat në Kuvendin e Kosovës.

Opozita po e akuzon Qeverinë që ka lidhje të ngushta me Nagip Krasniqin, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës në KEK.

Sipas partive opozitare ekziston një lidhje në mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Martin Berishajt e Nagip Krasniqit

Exit mobile version