1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Aeroporti i Gjakovës tregon për tmerrin e menaxhimit nga Qeveria e Kosovës

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, vlerëson se realiteti i Kosovës sot është çdo gjë pos i përshtatshëm për investime. Sipas saj, kjo dëshmohet më së miri me injorimin që po i bëhet Aeroportit të Gjakovës tash e dy vite.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila thotë se prej vitit 2014, Qeveria ka premtuar se ka plan për rikthimin në funksion të aeroportit.
“Dy vite dhe dy buxhete të përgatitura e dy rishikime dhe aeroporti i Gjakovës nuk figuron askund në linjat e buxhetit të MZHE-së, ose në planet e Qeverisë për funksionalizim, qoftë edhe me dhënie në shfrytëzim palëve të treta pa kosto për Qeverinë, Pyetja shtrohet: kujt dhe pse po i pengon funkionalizimi i Aeroportit të Gjakovës”, ka shkruar Kusari-Lila.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës:
Tmerri i menaxhimit të Qeverisë së Kosovës i quajtur – Aeroporti i Gjakovës
Javë që lame pas zbarkuan në New York me dhjetëra zyrtarë të lartë dhe të ultë të Republikës së Kosovës për të promovim të investimeve. Atje sipas të gjitha gjasave ju kanë treguar investitorëve se sa e mirë është klima e investimeve në Kosovë.
Realiteti i Kosovës sot është çdo gjë pos i përshtatshëm për investime. Më së miri po tregohet përmes injorimit banal që ju bë dhe vazhdon ti bëhet Aeroportit të Gjakovës tash e dy vite. Prej vitit 2014 kur është transferuar aeroporti dhe është regjistruar si Ndërmarrje Publike qendrore, në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Qeveria e Kosovës ka premtuar se ka plan për rikthimin në funksion të aeroportit. Asokohe Kryeministër, sot President, z. Thaçi pat deklaruar se edhe e dinë funksionin e ardhshëm që do ta ketë aeroporti i Gjakovës.
Pas tij edhe Qeveria Mustafa të njejtat premtime i bëri, emëroi Bordin, por jo edhe buxhetin dhe planin për funksionim të aeroportit.
Dy vite dhe dy buxhete të përgaditura e dy rishkime dhe aeroporti i Gjakovës nuk figuron askund në linjat e buxhetit të MZHE-së, ose në planet e Qeverisë për funksionalizim, qoftë edhe me dhënie në shfrytëzim palëve të treta pa kosto për Qeverinë, Pyetja shtrohet: kujt dhe pse po i pengon funkionalizimi i Aerportit të Gjakovës? A jemi aq të pasur të lëmë të shkojnë dëm 9 mil Euro asete të dorëzuara Qeverisë? Sot kur kemi kriza enorme me buxhet, kemi luksin të lëmë në mëshirë të fatit një aset strategjik kombëtar. Për kënd po punohet që të mos funksionalizohet aeroporti? Kush e mbron kënd apo kujt ia kemi zili të mos e lëshojmë aeroportin në funksion? Aeroporti i Gjakovës është fëtyra dhe identifikimi i menaxhimit të aseteve të Kosovës, në mëshirën e fatit dhe nëse nuk kemi interes, mund të zhdukim 9 mil Euro se janë të faluara nga taksat e popullit Italian.
Ironia është se nuk ka reagim as nga Ministria e Punëve të Brendshme për ruajtje të këtyre aseteve, as nga Ministra e Financave për ndarje të buxhetit dhe parimisht nga askush në nivel qendror.
E vetmja gjë e cila i mbetet Komunës së Gjakovës është të përgadis padi ndaj Qeverisë së Kosovës për neglizhencë ndaj aseteve të vendit. Kështu ashtu dëmshpërblimet nga paditë duhet të paguhen, me ose pa dëshirë të Qeverisë. Ndoshta atëherë do të kuptojnë se përgjegjësia e marrjes së vendimeve është më e madhe se sa vetëdija aktuale për to.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img