3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kusari: Kjo kastë politike ka qenë më toksikja në raport me gazetarët, i konsideron si armiq të popullit

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, i ka kritikuar institucionet qeverisëse të Kosovës, në mënyrën se si sillen me gazetarët.

Ajo ka thënë se kasta politike, është më toksikja sa i përket raportit me gazetarët. Sipas saj, njerëzit e pushtetit i konsiderojnë gazetarët si armiq të popullit.

Ajo ka thënë se kjo pastaj bën që të krijohet klimë pasigurie për gazetarët.

“Kjo kastë e politikës që e kemi ka qenë më toksikja, në raport me gazetarët, i konsideron gazetarët armik i popullit, e autorizon dhe lejon narrativë jashtëzakonisht të rrezikshme, dhe normalisht që i kontribuon pasigurisë së gazetarëve, nuk dua ta lidhi me këtë sulm por normalisht i kontribuon pasigurisë së gazetarëve”, tha ajo.

Kusari u shpreh se i takon kryeministrit që ta dënoj dhunën dhe të mos toleroj anëtarët e partisë së tij të përdorin gjuhë denigruese ndaj gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img