0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kusari: Jemi në koordinim me opozitën për vendosjen e datës për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Kriteri 80 plus i votave të deputetëve, ka bërë që shumë marrëveshje ndërkombëtare të mos kalojnë. Për këtë, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se janë në koordinim me LDK-në dhe AAK-në që t’ua mundësojnë kuorumin.

Kusari-Lila, ka thënë se kjo është duke u diskutuar në mënyrë që të mos rrezikohet as miratimi apo edhe rrëzimi i ndonjë prej marrëveshjeve ndërkombëtare në mungesë të votave të deputetëve.

“Jemi duke u koordinuar me të dy subjektet opozitare në raport për diskutim gjegjësisht datën e saktë të votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, duam të hyjmë në procesin e votimit në momentin kur e dimë se nuk i kemi vetëm 80 deputetë por pak më shumë se 80. Në situatën kur kemi qenë në numër të plotë tri grupet parlamentare në këtë rast katër në fakt, dy të opozitës Grupi Parlamentar i LVV-së, Grupi Multietnik, LDK-ja dhe AAK-ja kemi arritur deri në 83 apo 84 deputetë sipas rastit. Prandaj duam që në momentin kur të kemi një datë të caktuar për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në një të ardhme të afërt të jemi në numër të plotë dhe të mos rrezikohet qoftë miratimi i tyre apo edhe rrëzimi i ndonjë prej marrëveshjeve ndërkombëtare në mungesë të votave të deputetëve”, tha ajo.

“Java pasuese mund të jetë java e cila varësisht nga dakordimet të caktojmë njërën nga ditët e javës, është një javë e cila ka një mori festash siç është ajo e mësuesit dhe përkujtimore siç është Epopeja e UÇK-së prej pesë deri me tetë mars që mbahen dhe shënohen me aktivitete të ndryshme në mbarë Kosovën. Prandaj duhet që paraprakisht qoftë përmes mbledhjes së Kryesisë apo përmes takimeve të diskutojmë se si do ta kemi agjendën prej seancës së veçantë e deri te organizimi pastaj për seancë të rregullt apo seancë me pika për votim”, ka thënë ajo për EO.

Kusari Lila ka thënë se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do të vendoset në një të ardhme të afërt.

Sipas saj, votimi i këtyre marrëveshjeve është i domosdoshëm, pasi disa prej tyre kanë afat. Ajo shtoi se edhe përfaqësues të BE-së insistojnë që këto marrëveshje të kalojnë sa më parë, për shkak se negocimi i tyre është bërë më herët.

“Janë disa të cilat kanë afat dhe këtë afat e kanë pas prej fillimit të vitit, është marrëveshja me Danimarkën pastaj janë dy marrëveshje tjera me BE-në, për të cilat edhe vetë përfaqësues të BE-së insistojnë të kryen sa më parë për shkak se negocimi i tyre është bërë edhe më herët. Ne po shpresojmë se në një të ardhme të afërt, unë po mendoj praktikisht që të diskutojmë ditët e mundshme gjatë javës së ardhshme jashtë atyre seancave të veçanta që mund të kemi seancë për votime apo një javë pasuese”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img