-3.4 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Buy now

spot_img

Kurtit s’i hiqen nga mendja LDK e PDK, merret me to në Ferizaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka sulmuar opozitën, kësaj radhe nga tubimi elektoral në Ferizaj.

Kurti tha se “LDK-ja është bërë si PDK-ja” e “PDK-ja si LDK-ja”, sipas tij, sot “LDK-ja është e kundërta e Rugovës, e PDK-ja e kundërta e UÇK-së.

Edhe pse tash e 4 vjet në pushtet Kurti e cilësoi opozitën si “ndryshk”.

“Këta të LDK-së janë bërë si PDK-ja, pare edhe reklamë e kundërta e Rugovës. E këta PDK-së janë bërë si LDK-ja, pacifiste e hutuem e kundërta e UÇK-së. PDK-ja është bërë si LDK-ja, e LDK-ja si PDK-ja. E sa më shumë që bëjnë gara për vendin e dytë, qaq më shumë njëjta po bëhen sepse ndryshimi është Vetëvendosja, sepse ndryshimi ka ndodh më 14 shkurt 2021, sepse ndryshimi vazhdon, ndryshimi forcohet më 9 shkurt 2024. Sepse, PDK, LDK, e PDK e LDK nuk janë ndryshimi, por janë ndryshku që mbaroi e shkojë”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

Ndërsa, partitë opozitare LDK dhe PDK konsiderojnë se Kurti është në gjendje paniku. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img