Tash e dy vjet e pesë muaj që kur Qeveria Kurti ll mori pushtetin, po kritikohet nga gazetarët për qasjen e mos transparencën së tyre karshi mediave, të cilat përcjellin interesin publik në pothuajse çdo aktivitet të qeveritarëve, e jo vetëm.
Mediat e shumta në numër shihen në çdo dalje të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, të cilat janë aty për të mbledhur informacione e për t’i transmetuar te qytetarët e vendit, më të rejat e vendit.
Por, jo gjithnjë marrin atë që mendojnë se kanë nevojë, pasi bashkëpunimi për të transmetuar te qytetarët atë që po ndodh, në disa raste mungon.
Kjo qasje vështirëson punën e gazetarëve, të cilëve pyetjet u mbledhen secilën herë e më shumë, e në rastin e parë që iu vjen mundësia, tentojnë t’i marrin të gjitha përgjigjet, tentim ky që shpeshherë nervozon të parin e ekzekutivit.
Njëjtë ndodhi edhe dje, ku në një paraqitje para mediave, teksa gazetarët në të njëjtën kohë i parashtruan pyetje Kurtit, ai i kritikoi për mungesë të organizimit.
Ndërsa, më 14 shtator të 2022-të, ndodhi krejt e kundërta, ku Kurti i kritikoi gazetarët për oganizimin e tyre.
Kujtojmë se në një fjalim në faqen e tij në Facebook, Kurti ka thënë se qeverisja e tij prodhon si fituesit ashtu edhe humbësit e saj.
Sipas tij, humbësit i gjen tek “elita e vjetër dhe korruptuar politike”, të gjykatësit, prokurorët dhe të mediat e keqpërdoruara.