Site icon PrishtinaPress

Kurti:Deri sot janë ndarë 1,012 qortime ndaj shoferëve që nuk kanë targa RKS

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se janë ndarë 1,012 qortime ndaj shoferëve të automjeteve që janë me targa ilegale.

Ai, në mbledhjen e sotme të qeverisë, u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve të komunitetit serb që të braktisin institucionet.

“Asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë regjistruar, problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave dhe shtëpive, trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata që u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit e korrupsionit”,ka thënë Kurti./Prishtinapress/

Exit mobile version