1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti zbulon se mbi 1 milion qytetarë janë regjistruar, bën ftesë që të shfrytëzohen dy javët e mbetura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbi 1 milion qytetarë janë regjistruar.

Kurti, mes tjerash theksons se ky proces që ndodh çdo dhjetë vjet është vendimtar për planifikimin tonë si shtet dhe progresin tonë si shoqëri.

“Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar, edhe dy javë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave”, shkroi Kurti në rrjetin e tij social në Facebook.

“Sot bëhen 2/3 e procesit të regjistrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fund. Pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë dhe misioni i ekspertëve të UNECE dhe UNFPA ka konstatuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën një punë shembullore në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit”.

“Falënderoj secilën dhe secilin regjistrues për dedikimin profesional që kanë shfaqur deri më tani”.

Ai ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img