5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Vuçiq të distancohet nga Millosheviqi dhe Putini

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë karakter transformues, ku edhe Serbia edhe Kosova përfitojnë bashkë me qytetarët e tyre, duke iu ofruar anëtarësimi.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Kurti tha se në qendër të marrëveshjes duhet të jetë njohja reciproke.

“Ky dialog duhet të rezultojë me marrëveshje, por kjo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, do të ketë edhe elemente tjera, por të cilat nuk mund të kenë kuptimin pa këtë qendër që është njohja reciproke”, tha Kurti në konferncën e përbashkët me Ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë.

“Kosova nuk mund të kthehet para vitit 1999 kur është çliruar, as para vitit 2008 kur ka shpallur pavarësinë, as para vitit 2010 kur është dhënë opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë , kur e vlerësoi pavarësinë legjitime, as para vitit 2012 kur ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë”.

“Ne duhet të ecim përpara, e për të ecur përpara, Presidenti i Serbisë duhet të distancohet edhe nga Millosheviqi edhe nga Putini. Kërkesa për kompromise, kur thotë se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën, teksa nuk distancohet nga Millosheviqi e Putini, nuk është kërkesë për zgjidhje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img