Site icon PrishtinaPress

Kurti – Vuçiç më 14 shtator përball njëri-tjetrit, çka pritet nga takimi në Bruksel?

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillohet më 14 shtator, ka konfirmuar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josef Borrell.

Bekim Çollaku ishte ministër i Integrimeve Evropiane të Kosovës. Ai ka shërbyer më parë si shef i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga viti 2007 deri në vitin 2014.

 

 

Çollaku: Kurti s’ka vullnet e as guxim ta themelojë Asociacionin

Ky thotë se takimi i 14 shtatorit është mundësi e BE-së që t`i rikthejë palët në tavolinën e negociatave në Bruksel.

“BE-ja si ndermjetësuese e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është duke bërë përpjekje që ti rikthej palët në tavolinën e negociiatava në Bruksel. Takimi i radhës do të jetë një mundësi tjetër për ta arritur këtë qëllim”, potencoi Çollaku për Front Online.

Përtej kësaj, sipas tij është veshtirë për të pritur ndonjë rezultat konkret lidhur me zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Çollaku ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka vullnet dhe as guxim politik që ta themelojë Asociacionin.

“Normalisht, Serbisë nuk i bëhet vonë për asgjë që ndërlidhet më këtë proces, dhe është e qartë që as kryeministri Kurti nuk ka vullnet dhe as guxim politik që ta themeloj asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke qenë i vetëdijshëm se një veprim i tillë, do ti kushtonte atij me humbjen e përkrahjës popullore, dhe eventualisht edhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare kurdo që mbahen ato”, u shpreh Çollaku për Front Online.

Çollaku tha se nuk ka pritje të mëdha nga takimi i radhës.

“Kosova është duke vuajtur sanksionet e BE-së që janë në fuqi, përshkak të paftësisë negociiuese të kryeministrit Kurti. Kjo gjendje e përkeqson edhe më tepër pozitën e Kosovës jo vetem në kuadër të dialogut, mirëpo edhe në arenën ndërkombëtare”, theksoi Çollaku për Front Online.

Spahiu: Ujdia në dialog në interes të Kosovës

Profesori i shkencave poltike, Nexhmedin Spahiu, në anën tjetër, është më optimist.

“Qeveria e ka forcu pozicionin në Veri dhe kjo e bën situatën më të favorshme për një ujdi në tavolinë. Pres udji e cila e respekton gjendjen e tanishme në terren dhe shkon përpara në agjendën e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë. Pres presion nga BE-ja mbi këtë”, tregoi Spahiu për Front Online.

 

 

Ai tha se ky është interesi kryesor që ka Kosova në dialog.

“Interesi i Kosovës ështe me pasë një ujdi që me ec përpara në agjendën e vet, drejt njohjes nga ana e Serbisë”.

Do të jetë ky takimi i parë i tyre, në kuadër të dialogut, pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të muajit maj.

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq herën e fundit kanë zhvilluar biseda në procesin e normalizimit të marrëdhënieve më 2 maj të këtij viti, pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në veri.

Exit mobile version