-1.6 C
Pristina
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

spot_img

Kurti vs Prokuroria: A do të paraqitet kryeministri sot për të dëshmuar në Speciale?

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Më 19 shkurt, Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i ka kërkuar asaj që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.

Javën e kaluar, Zyra e Kryeministrit i ishte drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta obligojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, brenda zyrës së tij në Qeveri.

Kryeministria përsëriti qëndrimin e shprehur më parë se Kurti nuk i ka refuzuar kërkesat për të dhënë dëshmi, por ai ka kërkuar që dëshminë ta japë në ambientet e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img