-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti voton edhe në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sapo ka votuar për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ekzekutivit të Kosovës, ka votuar në Tiranë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë. Dita është e bukur, e diel, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë, e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti pas votimit.

Kujtojmë se në zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje ka tre kandidatë për deputetë.

Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iliaz Shehu, janë kandidatët e VV’së në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img