Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mirë pritur në takim sot ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili.
Sipas njoftimit të Qeverisë në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes dhe sigurisë.
Kurti me këtë rast vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.