1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti viziton varrin e Nënës Pashke, historia e saj është rrëqethëse

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi kujtimin e Nënës Pashke Krasniqi Markaj.

Ai së bashku me studiuesen Nora Visoka Weller dhe shkrimtarin Ag Apolloni, bëri homazhe te varri dhe vendi i vetëflijimit të Nënës Pashke dhe vizitoi familjen Markaj në Gjakovë.

Bashkë me familjarët e saj përkujtuan Nënën Pashke, e cila ditën e 27 majit 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe zhdukur me forcë nga Serbia.

Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003.

Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë.

Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit.

Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamën, nëna Pashke i vuri vetes flaken, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhimbjes për të bijtë.

Në këtë 20-vjetor, Kryeministri Kurti tha se qëndresa dhe sakrifica e Nënës Pashke mbesin të paharruara. Ai theksoi se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të harrohen e as falen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img