Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompaninë “Solution 25”, me c’rast tha se Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë në fushën e TIK-ut.
Sipas tij në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021.
“Deri tani ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë në fushën e TIK-ut, të parët në Evropën në Zhvillim për numrin e studentëve në TIK për 100 mijë banorë, kurse të dytët në Evropën në Zhvillim për infrastrukturën teknologjike. Në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021. Prandaj, do të jemi afër ndërmarrësve e punëtorëve si Besari e Besniku dhe Solution25. Përveçqë na bëjnë krenarë, ata kontribuojnë në ekonomi e mirëqenie për të gjithë”, ka thënë Kurti.
Këto fjalë Kurti i tha gjatë vizitës në kompaninë “Solution 25”, që numëron mbi 50 ptë punësuar në Prishtinë.
“Besari e Besniku, dy vëllezër, që kthehen nga Gjermania për ta zhvilluar biznesin e tyre në Kosovë. Në 1992, njëri 5 e tjetri 3 vjeç, bashkë me familjen e tyre migruan në Gjermani. Prindërit e tyre, punëtorë në ndërtimtari e pastrim, i shkolluan fëmijët për dije shkencore e me ndjenjë kombëtare. Pasioni për punën, bëri që në Bremen, para 6 viteve, të hapin kompaninë e tyre “Solution25”, për shitje online kryesisht në tregun gjerman si dhe në tërë Evropën. Sot, nga Kosova, kanë rreth 50 punëtorë, 11 prej tyre nga programi qeveritar Superpuna, vajza e djem, që punojnë për kompani të mëdha e me famë në botë, me mbi 200 projekte të përfunduara e me përfitime qindra milionëshe”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
B esari e Besniku, dy vëllezër, që kthehen nga Gjermania për ta zhvilluar biznesin e tyre në Kosovë. Në 1992, njëri 5 e tjetri 3 vjeç, bashkë me familjen e tyre migruan në Gjermani. Prindërit e tyre, punëtorë në ndërtimtari e pastrim, i shkolluan fëmijët për dije shkencore e me ndjenjë kombëtare. Pasioni për punën, bëri që në Bremen, para 6 viteve, të hapin kompaninë e tyre “Solution25”, për shitje online kryesisht në tregun gjerman si dhe në tërë Evropën. Sot, nga Kosova, kanë rreth 50 punëtorë, 11 prej tyre nga programi qeveritar Superpuna, vajza e djem, që punojnë për kompani të mëdha e me famë në botë, me mbi 200 projekte të përfunduara e me përfitime qindra milionëshe. Çdo punëtorë të ri që e marrin e trajnojnë një vit që të jetë i gatshëm profesionalisht për tregun ndërkombëtar.Idetë kreative dhe entuziazmi i çiltër për rritjen e biznesit dhe kontributin në gjithë ekosistemin e tyre biznesor janë motivuese për çdonjërin që të gjithë të kontribuojmë edhe më shumë. Deri tani ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë në fushën e TIK-ut, të parët në Evropën në Zhvillim për numrin e studentëve në TIK për 100 mijë banorë, kurse të dytët në Evropën në Zhvillim për infrastrukturën teknologjike. Në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021. Prandaj, do të jemi afër ndërmarrësve e punëtorëve si Besari e Besniku dhe Solution25. Përveçqë na bëjnë krenarë, ata kontribuojnë në ekonomi e mirëqenie për të gjithë.Punë të mbarë e suksese të reja!