Site icon PrishtinaPress

Kurti viziton në spital policin që u plagos në Veri: U operua me sukses

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar policin e Kosovës që është plagosur mbrëmë në veri të Republikë së Kosovës. 

Ai është operuar dhe Kurti thotë se e ka kaluar operimin me sukses.

Kreu i Qeverisë së Kosovës thotë se me zyrtarë si Ekrem Neziri mbahet shteti dhe se kriminelët do të ndiqen dhe dënohen.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version