7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti viziton Kryqin e Kuq, i falënderon për mbështetje të qendrave korrektuese

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar sot Shoqatën e Kryqit të Kuq të Kosovës, ku janë pritur nga kryetarja Feride Hyseni me bashkëpunëtorë.

Pasi është njoftuar nga afër me punën dhe nevojat e shoqatës, kryeministri Kurti ka falënderuar kryetaren Hyseni për mikpritjen, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim të mëtejmë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti potencoi bashkëpunimin e Kryqit të Kuq nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, derisa theksoi ndihmën që Kryqi i Kuq i ka dhënë Shërbimit Korrektues të Kosovës me veshmbathje për të burgosurit, me përkrahjen e vizitave të familjeve për të burgosurit, derisa familjeve në gjendje të rëndë u është siguruar transporti për vizita në burgje.

Po ashtu, si përkrahje shumë të rëndësishme nga Kryqi i Kuq, kryeministri Kurti përmendi rifreskimin e Bibliotekës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Gjatë muajit tetor Kryqi i Kuq organizon muajin e solidaritetit në vepër, dhe për këtë kryeministri Kurti ka ofruar bashkëpunimin e tij në njërin nga këto aktivitete.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, e ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia për vizitën dhe shprehu vullnetin e Kryqit të Kuq për bashkëpunim edhe më të afërt në adresimin e nevojave të organizatës dhe arritje e objektivave të saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img