Site icon PrishtinaPress

Kurti viziton Çairin, pastaj do të qëndrojë në Tetovë

U përurua sot në Çair rruga me emrin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, përcjell KlanM.

I ftuar i veçantë i këtij eventi ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi aktin e riemërimit të kësaj rruge, duke e cilësuar si të një rëndësie të veçantë.

“Nga përvoja ime e bashkëpunimit me bacin Adem, e di që figura më e dashur politike e shekullit 20 ishte Hasan Prishtina. Sot teksa kujtojmë Adem Demaçin natyrshëm kujtojmë edhe Hasan Prishtinën i cili nesër por 111 vite më parë erdhi dhe çlirojë Shkupin bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin, ndërsa pasnesër 90 vite më parë u vra mizorisht në Selanik”, tha mes tjerash Albin Kurti.

Rruga “Adem Demaçi”, deri sot quhej “Brigada e Dytë Maqedonase”.

Ditën e sotme Kurti ka paraparë takim edhe në Tetovë, ku bashkë me kreun e kësaj komune, Bilall kasami do të vizitojnë fshatin Vicë, për të prezantuar idenë e lidhjes së Tetovës me Prizrenin përmes rrugës rajonale. /KlanMacedonia/

Exit mobile version