0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti vizitoi punimet për Festivalin e Këngës

Derisa pak ditë na ndajnë nga Festivali i Këngës, organizuar për herë të parë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë.

Ai takoi ekipet që po realizojnë punimet për skenën, si dhe po finalizojnë parapërgatitjet për këtë ngjarje të madhe kulturore.

Duke theksuar rëndësinë e festivalit, drejtori i Festivalit të Këngës në RTK, Adi Krasta, bëri me dije se janë plotësuar kushtet teknike për këngët pjesëmarrëse. Ai theksoi se orkestra që do të jetë e madhe, me afër 50 persona, përbëhet nga instrumentistët më të mirë që i kemi në Kosovë.

Edicioni i parë i “Fest 2023” në Prishtinë, është bërë i mundur falë një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Radio Televizionin e Kosovës.

“Në skenën e festivalit do të performojnë 18 artistë të rinj dhe me karrierë, këngë të përzgjedhura nga juria, të vlerësuara për diversitetin e zhanreve të tyre. Tri netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen nga data 26 deri 28 tetor, thuhet në një komunikatë për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img