1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti veteran i UÇK-së, PSD dorëzon sot kallëzim penal ndaj kryeministrit

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se sot do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti, për rastin e deklarimit të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, PSD’ja ka bërë me dije se kallëzimi penal do të dorëzohet pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Sot, me datën 6 prill (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal ndaj Albin Kurtit për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së. Kallëzimi penal do të dorëzohet pranë Prokurorisë Themelore tek Pallati i Drejtësisë, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

PSD’ja ka mbajtuar edhe një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, para disa ditësh.

Përmes një pankarte, kjo parti e ka quajtuar kryeministrin Albin Kurti veteran të rrejshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas PSD-së, Kurti është angazhuar në UÇK në gusht të vitit 1998 dhe ka dhënë dorëheqje prej saj më 2 mars 1999.

“Kurti është angazhuar në UÇK në gusht të vitit 1998 dhe ka dhënë dorëheqje prej saj më 2 mars 1999. Siç edhe e parasheh ligji, veteranë është personi që ka qëndruar deri në fundin e luftës së UÇK-së. Ne e dijmë që lufta ka përfunduar në qershor, pra 3 muaj pasi Kurti ka dhënë dorëheqje. Po i njëjti ligj definon dhe dënimin që dikush e merr në rast falsifikimit të deklaratës së pjesëmarrjes në luftë. Ekzistojnë dëshmi materiale, me dokumente e deklarata, që tregojnë mashtrimin që Kurti ka bërë në mënyrë që të konsiderohet veteran i UÇK-së”, thuhejnë njoftimin e PSD-së.

Po ashtu, PSD ka kërkuar nga prokuroria hetimin e këtij rasti.

“Prokuroria duhet të filloj menjëherë hetimin e këtij rasti flagrant të falsifikimit. Nëse hetimi nuk fillon atëherë ne do të dorëzojmë kallëzim penal për këtë çështje”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, këto veprime të PSD’së, vijnë disa ditë pas deklaratës së Kurtit për veteranët. Kurti ka insistuar se numri i veteranëve se kalon 20 mijëshin.

Këtë shifër, Kurti e ka dhënë duke u bazuar në fjalët e Rexhep Selimit, duke thënë se ai është ndër personat që e di më së miri përbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Kurtit, me shifrën prej 60 mijë veteranësh, ne po e deformojmë historinë.

“Aty është një dallim i madh. Unë besoj që kjo punë do hulumtim dhe hetim të ri, sepse kemi deformuar historinë tonë me mbi ato 60 mijë emra si veteranë të luftës. Një ndër personat të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më së miri e di përbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është Rexhep Selimi. Edhe ai e di shumë mirë me brigade, me batalione, me zona operative, me shatbe. Me njësite se çka ka qenë UÇK. Nuk ka teori mbi 20 mijë veteranë të luftës. Mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë, pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta edhe mbi 60 mijë , po veteranë nuk mund ta kalojë 20 mijëshin. Dhe paramendojeni një situatë kur vjen një studiues ndërkombëtar bën doktorraturë për luftën tonë çlirimtare dhe ai dëshiron që të hyjë në të dhënat e instuitucioneve tona për doktorraturën e vetë dhe e gjen aty që paskan qenë mbi 60 mijë veteranë, edhe numri i invalidëve është ca i fryrë, tash kjo është në shpërputhje me ngjarjet e luftës. Ne po e deformojmë historinë tonë. Unë e di që njerëzit kanë nevojë për para, por një numër i madh i veteranëve kanë nevojë për vend pune sepse janë të rinj”, ka thënë Kurti.

Ai ka paralajmëruar krijimin e një Komisioni Shtetëror për këtë punë.  

“Kosova ka nevojë përfundimisht ta rrumbullaksojë edhe në kuptimin sasior e faktik rrëfimin për luftën çlirimtare të Kosovës dhe në këtë kuptim ne na duhet me ditë sa kanë qenë veteranë e sa kanë qenë invalidë. Është nevojë e jona si shoqëri, për brezat e ardhshëm është e nevojshme kjo gjë, për faktorin ndërkombëtar është e nevojshme kjo gjë e me këtë 60 mijëshin s’kem ku shkojmë.

Procesi gjyqësor të tregon se ajo çfarë ke bërë në të kaluarën nuk ka qenë mirë, por nuk të tregon se si duhet. Nuk i kemi pas 60 mijë veteranë. Po e them edhe njëherë , në bazë të Rexhep Selimit, nuk kalohet 20 mijëshi. Po unë po them që askush më mirë se Rexhep Selimi nuk e di dhe kjo nuk dmth se një njeri duhet të vendos. Kjo dmth se duhet të ketë mbase një komision të ri shtetëror që do të na e bëjë një vlerësim të saktë të veteranëve të luftës”, ka deklaruar Kurti në RTK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img