-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Vdekja e Dion dhe Mirsada Ademaj, humbje e madhe për vendin, Qeveria është angazhuar të ndihmojë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Pejë, ku nënë e bir vdiqën si pasojë e vërshimeve.

Kurti tha se Qeveria është e angazhuar “me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave” që të ndihmojnë në “përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve”.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

“Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre”, shtoi ai.


Kurti në emër të Qeverisë ka shprehur ngushëllime, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme”, shkroi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img