Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Suedinë pasi u bë anëtarja e 32-të në NATO sot.
Kurti tha se një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia.
“Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë suedez të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, shkroi Kurti.