Kryeministri Albin Kurti ka uruar pavarësinë e Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën.
“Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te Shpallja e Pavarësisë së vitit 1912, sot na kujton se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh, duke simbolizuar shpirtin dhe qëndresën e popullit shqiptar”, ka shkruar Kurti në anglisht në X.