Site icon PrishtinaPress

Kurti uron romët: Sot është data e revolucionit rom anë e mbanë botës

Sot në mbarë botën shënohet dita e romëve.

Për, këtë ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se 8 prilli është data e revolucionit rom anë e mbanë botës.

Postimi i tij i plotë:

8 Prilli, është data më e rëndësishme e më shumë se tridhjetë milionë romëve në botë. Ajo është data e revolucionit rom anembanë botës.

Për të kujtuar atë, duhet të kthehemi ne retrospektivën e vitit 1971, pesëdhjetë e dy vite më parë, për të kujtuar kongresin e parë të mbajtur në vitin 1971 nga Unioni i Bashkuar i Romëve – IRU, ku u miratuan disa vendime të rëndësishme për popullin rom.

Kongresi i Parë Botëror i Romëve u organizua në 1971 në Orpington afër Londrës. Në të morën pjesë 23 përfaqësues nga nëntë vende, ish-Çekosllovakia, Finlanda, Norvegjia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Spanja dhe ish-Jugosllavia, si dhe vëzhgues nga Belgjika, Kanada, India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pesë nënkomisione u krijuan për të shqyrtuar çështjet shoqërore, arsimin, krimet e luftës gjatë Luftës së Dytë Botërore-Holokaustin, gjuhën dhe kulturën.

Himni “Jelem, Jelem”, flamuri rom dhe emërtimi i gjitha fiseve të romëve me emrin ‘’rom-njeri’’ janë disa nga vendimet kryesore që romët vendosen në Kongresin e Parë, më 8 prill 1971, ku edhe kjo datë shënohet si Dita Botërore e Romëve.

Urime 8 Prilli, Dita Botërore e Romëve.

Bahtalo 8 Aprili, Lumiako Dive e Romengo.

Exit mobile version