Site icon PrishtinaPress

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Kjo festë, ua mbushtë zemrat me mirënjohje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se pas një muaji përkushtimi e sakrifice, kjo festë sjelltë paqe dhe gëzim.

“Me fat Fitër Bajrami!

Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe!

Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfrit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.

Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!”, shkruan Kurti.

 

Exit mobile version