7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Kurti uron Pashkët ortodokse në gjuhën serbe: Do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve.

Në një video, duke folur në gjuhën serbe, ai ka thënë se do të vazhdoj kujdesi për qytetarët e besimit ortodoks.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës të fesë ortodokse ju uroj Pashkët. Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit si dhe sigurinë e përgjithshme. Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë juve, qytetarëve tanë. Gëzuar Pashkët”, ka thënë Kurti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img