Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij si President i Francës.
“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, ka shkruar Kurti.
“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”, shtoi ai.
Rezultatet në zgjedhjet presidenciale franceze kanë dalur dhe presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili ishte favorit për të fituar, ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet.
Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave, thonë ato.