Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.
Kurti tha se sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin e jo vetën, të mirën e përgjithshme e jo të mirën vetanake.
“Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve”.
“Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, shkroi Kurti