Site icon PrishtinaPress

Kurti uron kryeministrin grek që i fitoi zgjedhjet: Mezi pres t’i forcojmë lidhjet mes dy vendeve tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, që e fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet parlamentare të Greqisë.

Në urimin e Kurtit thuhet se mezi pres të forcojnë raportet në mes dy vendeve.

Urime kryeministrit grek @kmitsotakis për fitoren tuaj elektorale dhe mandatin e ri. Ju urojmë një mandat të dytë të suksesshëm si kryeministër dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin grek. Presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve tona”, thuhet në postimin e Kurtit në Twitter.

Greqi është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën shtet.

Por dy shtetet kanë raporte diplomatike si dhe tregtare.

Exit mobile version