Site icon PrishtinaPress

Kurti uron kryeministrin e ri të Holandës: Mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof pas marrjes së detyrës së re.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se pret vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Holandë.

“Urime për Dick Schoof në emërimin e tij si kryeministër i Holandës. Mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin në zgjerimin e raporteve Kosovë-Holandë dhe promovimin e përbashkët të paqes, sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë ai.

Exit mobile version