Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof pas marrjes së detyrës së re.
Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se pret vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Holandë.
“Urime për Dick Schoof në emërimin e tij si kryeministër i Holandës. Mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin në zgjerimin e raporteve Kosovë-Holandë dhe promovimin e përbashkët të paqes, sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë ai.